Vjen akuza e rëndë: Ky është skandali i radhës në Kosovë

  • 30 August 2019 - 07:40
Vjen akuza e rëndë: Ky është skandali i radhës në Kosovë

Dallaveret e autostradës së Gjilanit do të hetohen nga nëna e zyrtares së AAK-së, parti kjo e cila ishte deri më tani në pushtet, dhe...

Në medie është raportuar se prokurorja Habibe Salihi, nëna e zyrtares së AAK-së është ajo e cila ka filluar hetimet për dallaveret në autostradën e Gjilanit.

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një tjetër skandal në drejtësinë kosovare, ku sipas tyre kjo po bëhet vetëm për t’i mbuluar skandalet e qeverisë në ikje, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”, tha se ky shtet është kapur nga bandat politike dhe Kosova u përngjanë shteteve latino-amerikane.

Image

"Rasti i nisjes së hetimeve nga prokurorja Habibe Salihi për keqpërdorimet në autostradën e Gjilanit, dhe prokurorja është e afërt, nënë e një zyrtarje të AAK-së, dhe behet fjalë për të dyshuar nga ministria që udhëhiqet nga kjo parti, atëherë përtej skandalit i drejtësisë kosovare, është tentimi i një qeverie në ikje ta manipuloj drejtësinë, apo një parti që po tenton të vendos njerëz të saj në sistemin e drejtësisë për t’i mbuluar vjedhjet dhe skandalet tjera gjatë qeverisjes së saj. Kjo fletë vet se në cfarë situate ka rënë sistemi i drejtësisë në Kosovë, i kapur dhe i shantazhuar nga një pjesë e klasës politike të inkriminuar”, tha për “Kosova sot Online”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Nexhat Haziri.

Nga ana tjetër, edhe njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi shprehet se në Kosovë është e kotë të flasim për drejtësi, derisa ajo është e kapur nga politika.

Image

“Drejtësia dhe politika në Kosovë prej fillimit kanë lidhur një pakt. Ne s'ju ngacmojmë juve, dhe as ju s'na ngacmoni neve. Të gjithë jemi në paqe dhe të lumtur. Ne këndej e ju andej. Prandaj politikanet nuk kanë frikë nga drejtësia edhe kur vjedhin, dhe kur vrasin, edhe kur bëjnë çdo pisllëk të mundshëm. Pa dyshim që është një skandal i madh që nëna e një zyrtari të një partie në pushtet të hetojë një dallavere që është bërë”, u shpreh Krasniqi për “Kosova Sot Online”.Sipas Krasniqit, shumica e gjykatësve dhe prokurorëve janë të emëruar politikisht.

Sipas tij, po të kishte drejtësi në Kosovë, atëherë hajnat e 53 milionë eurove do të përfundonin në burg.

“Sikur të kishim drejtësi të pavarur, ata që vodhën 53 milionë euro sot do të duhej të ishin në burg. Në këtë vend aq shumë ka krime ekonomike dhe politike janë bërë, që do të duhej të ndërtoheshin së paku nga një burg në çdo qytet të Kosovës!", përfundoi Krasniqi për “Kosova sot Online”.

(Kosova Sot Online)