Dy prishtinas rrahen mes vete, përfundojnë në spital

  • 30 August 2019 - 09:35
Dy prishtinas rrahen mes vete, përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy persona të dyshuar.

Në njoftimin 24-orësh tutje, thuhet se të njejtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)