Orët e fundit të koalicioneve, ja ku shfaqet Kadri Veseli
Teksa liderët e AAK-së, PSD-së, Nismës apo partive të tjera kanë lajmëruar sot për koalicionet e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shfaqur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Veseli është fotografuar në ndeshjen që po zhvillohet në kategorinë e femrave për kualifikim në Euro 2021 në mes të Kosovës dhe Turqisë.
PDK ende nuk e ka paraqitur në KQZ listën e kandidatëve, e për këtë kanë afat deri sot në ora 24:00.
(Kosova Sot Online)