Limaj flet për Haradinajn, taksën ndaj Serbisë dhe se a do të bëhet Kryeministër

  • 03 September 2019 - 09:13
Limaj flet për Haradinajn, taksën ndaj Serbisë dhe se a do të bëhet Kryeministër

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka qenë i ftuar në një emisioni televiziv Limaj ka folur për Ramush Haradinajn i cili kishte akuzuar partnerët e PAN-it se kanë pasur skenar për ta rrëzuar atë. Limaj po ashtu ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë dhe se a do të bëhet Kryeministër.

Limaj ndër të tjera në emision ka folur edhe për deklaratën e Ramush Haradinaj i cili ka akuzuar partnerët e koalicionit se ata kanë pritur që ai do të tërhiqej nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Specialja.

“Ne ndihemi të nderuar që i kemi qëndruar deri në fund marrëveshjes. E kam të vështirë të e përshkruaj se çfarë përmbushje kam pasur kur Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër. Pjesa tjetër është përgjegjësi e secilit. Ne kemi punuar me sjellë atë kryeministër dhe nuk dua të shtoj më shumë” u shpreh Limaj.

Kryetari i NISMA-s tha se taksa nuk duhet të hiqet vetëm pse e kërkon dikush.

“ Taksa duhet të hiqet kur të pushojnë aryset. Pra, nuk mund të hiqet taksa vetëm pse ne po duam, apo këtë po e kërkon dikush”, tha Limaj

Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk do të bëhej kryeministër i Kosovës nëse nuk ka përkrahje të madhe nga populli.

“ Qytetarët e Kosovës duhet ta thonë të vetën me votë. Ata e zgjedhin edhe kryeministrin me votën e tyre. Nuk dua të jem kryeministër i vendit me 5 apo 7 për qind. Kryeministri duhet të jetë ai që i merr shumicën e votave dhe duhet të jetë përgjegjës për vendin dhe qytetarët që e kanë votuar”, ka thënë Limaj.

Ai po ashtu është shprehur se NISMA ka qenë viktimë e koalicionit PAN.

“Nisma ka qenë viktimë e koalicionit PAN, që u formua në minutat e fundit të afatit. Në orën e fundit është problem me marrë vendime të duhura sepse duhet të mendosh për mijëra njerëz që të mbështesin. Dhe veç tjerash ne kemi pasë marrëveshje me Haradinajn se do ta përkrahim për kryeministër ”, ka thënë në emision.

Kreu i NISMA-s ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë.

“Njohja e Kosovës do të ndodhë nga Serbia”, ka thënë Limaj

 Ai ka thënë se bisedimet nuk do të ketë pa u njohur Kosova.

 “Ne do të fillojmë dialogun për njohje. Sepse Kosova është na fazën e fundit të bisedimeve, në Rambuje ne kemi negociuar për ndaljen e luftës, në Vjenë kemi negociuar për statusin e Kosovës, dhe tash po bëjmë dialogun për njohje”, ka thënë Limaj.

Limaj ndër të tjera në emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me datën 6 tetor. Ai thotë se koalicioni AKR-Nisma-Partia e Drejtësisë do të jetë një koalicion i cili do të jetë befasi e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

“Është po ashtu një koalicion i cili është pritur mirë tek strukturat e partisë, gjë që është shumë me rëndësi. Nisma dhe AKR do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve. Do të jenë befasi e këndshme. Pra, qytetarët e Kosovës e kanë para vetës një koalicion të mirë që do të jetë pranë tyre në cdo kohë. Ne do të tregojmë për cdo gjë se cfarë do të bëjmë për ta. Nuk do të flasim më popullizëm, por të flasim e shpalosim programin me çështje konkrete”, është shprehur Limaj. 

(Kosova Sot Online)