Dega e LDK’së në Vushtrri cakton dy emrat që ia mësyjnë postit të deputetit

  • 03 September 2019 - 11:13
Dega e LDK’së në Vushtrri cakton dy emrat që ia mësyjnë postit të deputetit

Teksa po afrojnë zgjedhjet e 6 tetorit, Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të përcaktojnë kandidatët që do t’ia mësyjnë postit të deputetit.

Hysni Gërguri dhe Rrezarta Krasniqi janë dy të propozuarit e kësaj dege të cilët do të futen në listën për deputetë nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri i cili ka shkruar se kandidimi i tyre është bërë unanimisht nga Kryesia e Degës së kësaj komune.

“Kryesia e Degës së LDK-së, në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur me 01.09.2019, vendosi unanimisht që kandidat për Kuvendin e Kosovës nga Dega, të jenë: Hysni Gërguri dhe Rrezarta Krasniqi”, ka shkruar ai.

 

Kryesia e Degës së LDK-së, në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur me 01.09.2019, vendosi unanimisht që kandidat për Kuvendin...

Posted by Hysni Gerguri on Tuesday, September 3, 2019

(Kosova Sot Online)