Flet eksperti i sigurisë, tregon a do të kthehet në tavolinë shkëmbimi i territoreve

  • 03 September 2019 - 14:06
Flet eksperti i sigurisë, tregon a do të kthehet në tavolinë shkëmbimi i territoreve

Rikthehet edhe njëherë frika tek kosovarët për ndarjen e Kosovës. Ideja e Thaçit dhe Vuçiqit shihet si rrezik për shtetin më të ri në Evropë...

Eksperti amerikan, Edward Joseph, ka shprehur frikën e tij për kthimin në tavolinë të idesë së shkëmbimit të territoreve, ide kjo e kahershme e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, të cilën duan me çdo kusht ndryshim kufijsh.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online”, foli eksperti i sigurisë, Drizan Shala, sipas të cilit Departamenti Amerikan dëshiron që në një afat optimal brenda vitit 2020, ta përmbyll çështjen në mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Drizan Shala

"Në lidhje me propozimin për një korrigjim apo rimodelim , vijëzim të vijës shtetërore në mes, këto dy shtete është hapi i fundit për të përmbyllur rruga e Kosovës për shtetësi në arenën ndërkombëtare. Sepse ligjeslacioni në fuqi dhe vendimi i GJND dhe plani i Atisarit e ka dhënë bazën dhe sigurinë e shtetësisë së Kosovës në të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë nuk duhet që të kemi frikë nëse do të ndodh përcaktimin e vijës kufitare në mes këyre dy shteteve", tha Shala për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, si garantues i shtetit të Kosovës ishte, është dhe do mbetet shteti mik i Kosovës, Amerika. 

"Prandaj me këtë partneritet nuk do duhet që të kemi ndonjë frikë. Spektri politik vendor tanimë e ka edhe një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, se vetëm dy institucione të RKS kanë të drejtën e vazhdimit të dialogut për një zgjedhje të qëndrueshme në mes këtyre dy shteteve, siç është parlamenti dhe kryeministria", tha Shala për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, ditë më parë për një kthim të idesë së ndarjes së Kosovës ditë më parë ka ngritur shqetësime edhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, në një intervistë për EWB.

Ndërsa, profesori amerikan, Edward Joseph, emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor po e sheh si një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Emërimi i një përfaqësuesi special nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Qëllimi është që ai të flas si përfaqësues dhe të ketë respekt më të madh pasi që do të flas direkt në emër të Sekretarit të Shtetit. Është e qartë që tregon qëllimin e SHBA-së për të pasur ndikim sa më të madh në rajon, dhe me siguri për të pasur një zgjidhje të problemit të Kosovës, ndër të tjera”, ka thënë Edward Joseph.

(Kosova Sot Online)