Ky vend llogaritet të jete pika e fundit e botës

  • 05 September 2019 - 10:05
Ky vend llogaritet të jete pika e fundit e botës

Australia është e njohur në të gjithë botën për disa formacione vërtet dalluese shkëmbore. Por ka disa peizazhe më të shquar sesa shkretëtira e egër edhe befasuese e Pinnacles .

Në Australinë Perëndimore, ndodhet diçka shumë më e paqartë: mijëra shtylla të mëdha gëlqerore që ngrihen nga një peizazh i ashpër me rërë të verdhë.

Image

“Është një vend tepër i veçantë. Ai gur gëlqeror, ngjyrat, peizazhi i shkretëtirës; fakti që ju mund t’i afroni të gjitha këto sa më afër Perthit është i jashtëzakonshëm,” tha Carola Verschuren, kryekploruese në Explore Tours Perth.

Ky vend është sikur të shkosh në një planet tjetër dhe vendasit e quajnë “the Fremantle Doctor” Doktori Freamantle.

Image

Është emri që i është vendosur flladit të detit. Por ndonjëherë nuk është fllad; nuk është gjithmonë një kafshë e këndshme, e butë, mund të jetë një përbindësh absolut për sa i përket forcës së tij.

Është quajtur doktori pasi thjesht i qetëson gjërat kur fryn. Australia Perëndimore është shtëpi për të gjitha llojet e ngjarjeve ekstreme të motit. Shteti mban rekordin për  erën më të fortë të regjistruar ndonjëherë 408 km /orë në vitin 1996 në brigjet e veriut të shtetit dhe janë këto rrahje erërash që janë pjesërisht përgjegjëse për mrekullitë e veçanta natyrore të vendit.

Në këtë zonë ndodhen edhe duna tre-katëshe të larta me rërë të bardhë të pastër, disa prej të cilave ishin fryrë larg, shumë në brendësi, disa kilometra larg vijës bregdetare, nga era.

Ato janë të njohura si “dunat e lëvizshme” pasi lëvizin me një shkallë prej rreth 12 metrash në vit në një drejtim verior, drejt Pinnacles.

E vendosur në mes të Parkut Kombëtar Nambung, shkretëtira e Pinnacles është një nga peizazhet më të jashtëzakonshme të Australisë.

(Kosova Sot Online)