Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel. Zyra e Presidentit përmes një njoftimi për media ka treguar se Thaçi i ka thënë Christine Butelit se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen që Franca ia jep Kosovës.
“Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh të shtetit të Francës nëpër të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova” thuhet në njoftim.
Ndërsa ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Francës për vazhdimin e thellimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Presidenti Thaçi ka shtuar se forcimi i shtetit të Kosovës i ka rrënjët në mbështetjen e Francës dhe partnerëve perëndimorë.
(Kosova Sot Online)