Burri vrau gruan dhe u hodh nga pallati. Ja çifti i bashkëshortëve

  • 07 September 2019 - 09:10
Burri vrau gruan dhe u hodh nga pallati. Ja çifti i bashkëshortëve

Krimi i rende brenda familjes ne Librazhd, ka ndodhur gjate kohes qe bashkeshortet sapo kishin hyre ne banese. 

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë fotot e çiftit, Daut dhe Lule Gjokola, jane keta qe shihni ne kete foto.

Ata kane lene pas dy femije, nderkohe qe ne banese dyshohet se ndodhej djali.

“Deri më tani ka dyshime se krimi i dyfishtë ka ndodhur për shkaqe xhelozie, qe e shtyn edhe 53-vjeçarin të ndërmarrë akt makabër, duke vrarë me thikë gruan, 49 vjece, dhe më pas u hodh”- raporton BW.

Njoftimi i policise 

Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mberritur në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)