Hapen dyqanet Perry Ellis, artistët: Brendet e njohura që i kanë munguar Kosovës

  • 09 September 2019 - 17:56
Hapen dyqanet Perry Ellis, artistët: Brendet e njohura që i kanë munguar Kosovës

“Është fat që i menaxhon dikush që është me të vërtetë profesional në këtë fushë dhe që në këtë rast është zonja Margarita Kadriu dhe ekipi i saj”, ka thënë Vula për “Kosova Sot Online”.

Në zemrën e kryeqytetit të Kosovës, ekzaktë në kompleksin tregtar Qafa, rruga e UÇK-së (ngjitur me Emporium), Prishtinë, u hapen zyrtarisht dyqanet e kompanisë “Perry Ellis International Inc”, me tri brendet e mëdha amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear® dhe Perry Ellis AMERICA®.

Në praninë e qindra personaliteteve të fushave të ndryshme që bashkëveprojnë në vendin tonë, u zhvillua edhe ceremonia e hapjes, që u pritë me entuziazëm nga të pranishmit.

Në fjalën e rastit z.Mark Bezodis, drejtor menaxhues në "Perry Ellis international", deklaroi se janë të entuziazmuar që më në fund, markat amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin do të jenë prezente edhe në shtetin e Kosovës, duke falënderuar ekipin Emporium, siç thotë Bezodis, që na prezantoi dhe na lidhi me popullin e mrekullueshëm kosovar.

“Perry Ellis International është e entuziazmuar për të prezantuar markat ikonike amerikane Perry Ellis, Perry Ellis America dhe Original Penguin. Markat e lindura në Amerikë, më në fund janë në dispozicion të popullit të Kosovës. Unë do të doja të falënderoja personalisht dhe përzemërsisht ekipin në Emporium, që sollli të gjitha këto në Kosovë, dhe na prezantoi me njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi. Ne mezi presim te kemi një marrëdhënie shumë të frytshme dhe të qëndrueshme, jo vetëm me Emporium, por me tërë kombin e Kosovës”, tha Z.Mark Bezodis, drejtor menaxhues në Perry Ellis internacional.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe shumë fytyra publike, disa prej të cilëve duke folur për “Kosova Sot Online”, e mirëpritën këtë risi që “Perry Elli International Inc” e solli në vendin tonë.

Image

Vula: Ardhja e këtyre brendeve, plus i madh për Kosovën

Shkrimtarja dhe zëvendësdrejtoresha e RTV 21, z.Xheralidina Vula në një prononcim për "Kosova Sot Online", u shpreh se "është fat që i menaxhon dikush që është me të vërtetë profesional në këtë fushë dhe që në këtë rast është zonja Margarita dhe ekipi i saj andaj unë i dëshiroj në këtë biznes shumë..., shumë sukses".

“Është pozitive që këto tri brende i sjellë dikush që operon me licencë në Kosovë dhe është fat që i menaxhon dikush që është me të vërtetë profesional në këtë fushë dhe që në këtë rast është zonja Margarita dhe ekipi i saj edhe unë i dëshiroj në këtë biznes shumë..., shumë sukses. Ardhja e këtyre brendeve është një plus shumë i madh për Kosovën për shkak se po i besohet Kosovës tregu komplet i Evropës Juglindore”, u shpreh Vula.

Bajrami: Zgjerimi i rrjetit të këtyre dyqaneve, të jetë në gjithë territorin e Kosovës

Drejtoresha e Smart World TV në RTV 21, Belma Bajrami-Kastrati në një prononcim për "Kosova Sot Online", po ashtu thotë se tregut të Kosovës dhe rajonit, po i vijnë tani brende origjinale, të cilat i kanë munguar deri më tash dhe kjo është tepër pozitive edhe për vetë shtetin e Kosovës. 

“Mendoj që është një plus i madh për Kosovën sepse po hyjmë në një hartë shumë më të madhe botërore dhe kështu që edhe ardhja e brendeve të reja është gjithmonë pozitive, kurse biznesmenes Margarita Kadriut, i uroj shumë suksese dhe dëshiroj që zgjerimi i rrjetit të këtyre dyqaneve të jetë akoma më i madh në gjithë territorin e Kosovës”.

Krasniqi: Hap i qëlluar sepse ka pak linja dhe trende të modës për meshkujt

Blerina Krasniqi, po ashtu përgëzon pronarët e EMPORIUM-it për këtë punë të mirë, që e kanë sjellë në Kosovë këtë linjë të brendeve amerikane dhe kjo është në interesin e përgjithshëm të tregut dhe konsumatorit të Kosovës.

Image

“Mendoj që kanë bërë një hapë të qëlluar sepse shumë pak ka linja dhe trende të modës për meshkujt sidomos, dhe mesa vërejta unë këtu dominon linja klasike dhe mua personalisht këto më pëlqyen jashtë mase”, tha Blerina Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Berisha: Bëhet fjalë për një kualitet jashtëzakonisht të mirë

Në mesin e vizitorëve të parë të hapjes së dyqanit me brendet e njohura amerikane, ishte edhe këngëtari i mirënjohur, Robert Berisha, për të cilin ky eveniment është i mirëpritur.

“Më vjen mirë që po marrë pjesë në hapjen e një brendi sikur që është ky "Perry Ellis", sepse është një markë edhe ashtu e njohur për mua, sidomos për mua që jam qytetar me shtetësi amerikane dhe kam jetuar atje. Për Kosovarët këto brende ndoshta nuk kanë qenë shumë të njohura por më vjen mirë që ka ardhur këtu ky brend dhe dy brendet tjera dhe besoj që shumë shpejtë ka me i bindë secilin kosovar që i provon këto brende se bëhet fjalë për një kualitet jashtëzakonisht të mirë. Dua të shpresoj që pas këtyre tre bredneve në Kosovë do të vijnë edhe brende të tjera sepse kemi nevojë. E Prishtina sidomos si kryeqytet, kaherë ka pasur nevojë për një brend të kualitetit kaq të lartë sikur është brendi "Perry Ellis", që është ndoshta jo për një moshë shumë të re por për një moshë mesatare, nga 22-23 vjeç e më lartë”, tha Robert Berisha për “Kosova Sot Online”.

Beqa: Kështu po tregojmë se edhe ne kemi mundësi që ti kemi dhe mbajmë këto brende"

Kampionia botërore në IFBB ‘Wellness Fitness’, Geta Beqa, po ashtu e ka mirëpritur hapjen e dyqanit të parë në Prishtinë me brendet amerikane.

“Unë i uroj suksese kompanisë "EMPORIUM" dhe jam optimiste për motivin që do të na sjellin brendet ndër më të mirat nga Amerika, sepse kështu po tregojmë se edhe ne kemi mundësi që t’i kemi dhe mbajmë këto brende, që t’i sjellim edhe ne në Kosovë, ngase në momentin që ta jep besimin e përfaqësimit një brendi të madh ndërkombëtar, tregon se ata e kanë besimin në neve për vlerësimin që mundë të ju bëhet vlerave dhe kualitetit të tekstilit. Kjo është një dëshmi që flet për atë se ne edhe ashtu njihemi si një nga popujt më modern në Evropë. Unë kur i shoh të rinjtë këtu se si vishen vërej se sa shumë i japin ata rëndësi modës. Konsideroj se ardhja e këtyre brendeve është një mundësi plus sepse pjesa e dukjes është edhe një motiv plus që të rinjtë e bëjnë gjatë jetës së tyre”, tha Geta Beqa për “Kosova Sot Online.

Theksojmë se "Perry Ellis International Inc." ka sjellë 3 brendet premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®, dhe Perry Ellis AMERICA® në tregun e Evropës Lindore përmes Kosovës, si shteti më pro amerikan në botë, që do të thotë se tanimë tri brendet e mëdha amerikane, Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingëear®,dhe Perry Ellis AMERICA® nga nesër do t’i gjeni në Prishtinë dhe do të bëni shopping njëjtë si në Nju-Jork, Miami,Los Angeles, Londër apo në cilindo metropol botëror.

(Kosova Sot Online)