Ish anëtari i KQZ-së ngre alarmin: Ja dështimi i rëndë që mund të ndodhë

  • 12 September 2019 - 07:37
Ish anëtari i KQZ-së ngre alarmin: Ja dështimi i rëndë që mund të ndodhë

Praktikat e kaluara të proceseve zgjedhore në Kosovë, kanë dëshmuar se një numër i madh i votuesve nuk informohet sa duhet për të ndjekur procedurën e mënyrës së votimit, kështu që për gabime të vogla në këtë proces, kanë rezultuar vazhdimisht edhe mijëra fletëvotime të pa vlefshme.

Eksperti i kësaj fushe, ish anëtar i KQZ-së, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online” se fushata e informimit dhe edukimit të votuese parashihet me rregullore të caktuara të KQZ-së, prandaj edhe nuk mundë të fillohet para kohe, por shpreson që afati i shkurtër kohor kësaj radhe, do të mundë të kompensohet edhe në ditën e votimit nga stafi kujdestar dhe mbështetës që duhet t’i këshillojnë votuesit për të mos gabuar gjatë votimit, e në këtë rast përjashtim bëjnë votuesit të cilët mbase qëllimisht e prishin fletë votimin.

Image
Blerim Burjani

“Pra nëse shihet proceduralisht dhe sipas afateve kohore që përcaktohen me rregulloret e KQZ-së, nuk është e vonuar KQZ-ja në këtë procedurë të përshpejtuar. Tani Ka filluar vetëm i informimit për qendrat e votimit, të gjitha procedurat tjera besoje se do të kryhen me kohë kështu që informim mundë të mos jetë problem, sidomos nuk guxohet të dështohet informimi për mënyrën e votimit ku personat që kanë mbushur 18 vjet do të duhet të informohen se si duhet votuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, angazhimi serioz në ditën e votimit mundë të jetë ndihmesë shtesë që të mos përsëriten fletëvotimet e pavlefshme për shkak të gabimeve dhe mos informimit të duhur, prandaj duhet pasur shumë kujdes në dhënien e informatave për votuesit aty për aty në vendvotime.

“Gjithsesi që një informim i tillë është i domosdoshëm të ofrohet edhe ditën e votimit nëpër qendrat e votimit, atje po ashtu votuesit mundë të marrin informata edhe nga zyrat pritëse të KQZ-së nëpër vendvotime, përkatësisht qendrat e votimit. Pra janë dy forma të informimit për votim si dhe edukimi i votuesve të rinj apo edukimit të votuesve të rinj”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, Burjani nga përvoja e tij e kaluar, thotë se ka raste të shumta që zbulohet se votuesi qëllimisht e prish fletëvotimin në shenjë pakënaqësie ndaj të gjitha partive politike, por hile të madhe në raste të caktuara bëjnë edhe komisionarët të cilët qëllimisht e dëmtojnë fletëvotimin për të krijuar minus në vota ndaj subjekteve të caktuara politike.

“Kjo praktikë e fundit është më e vështirë të parandalohet dhe të kontrollohet. Praktika e KQZ ka dëshmuar se fletëvotimet ndonjëherë prishen edhe nga vetë votuesit , prishje të fletëvotimeve ka pas edhe nëpër vend votime nga komisionar të KQZ-s por edhe nga votuesit. Duhet ta pranojmë faktin se në të kaluarën ka pasur realisht mjaft fletëvotime të dështuara që për shkakun se votuesit nuk kanë ditur të votojnë, e që numri i tyre është më i vogël , dhe mundë të ndodhë vetëm te votuesit e rinj të cilët po sa kanë mbushur 18 vjet në këtë vit dhe kanë fituar të drejtën e votës. Mirëpo le të shpresojnë së kësaj here nuk do të ketë dështime te votuesve sa i përket informimit për mënyrën e votimit”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)