Lutja e Vuçiqit ndaj Papa Françeskut për Kosovën

  • 12 shtator 2019 - 08:23
Lutja e Vuçiqit ndaj Papa Françeskut për Kosovën

leksandar Vucic zbriti në Romë ku nesër nisë vizitën zyrtare në Selinë e Shenjtë dhe takon Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino, kjo është përpjekja e tyre më e fundit  për të minuar pavarësinë e Kosovës.

Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, zbriti në Romë në vizitë zyrtare tek Selia e Shenjtë e Vatikanit dhe u prit nga Arkipeshkvi Francesko Kanalini dhe Monsignor Joseph Murphy.

Siç ishte njoftuar më herët nga presidenca serbe, presidenti serb nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Jo shumë më herët Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ju kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të i lus të mos e pranojnë Kosovën.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit. Këto përpjekje nuk janë ndalur posaçërisht për kërkesën e anëtarësisë në Interpol nga Kosova, që ishte refuzuar nga këshilli i përgjithshëm i kësaj organizate.

(Kosova Sot Online )