Zbardhen arsyet: Ja pse Kadri Veseli është në stres, ky është dështimi i madh

  • 16 September 2019 - 14:00
Zbardhen arsyet: Ja pse Kadri Veseli është në stres, ky është dështimi i madh

Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm se korrupsioni është sinonim i Kadri Veselit dhe i PDK-së...

Vazhdimin e përpjekjeve të Kadri Veselit, që për top projekt të fushatës zgjedhore ta promovojë paktin kundër korrupsionit, sipas analistëve të politikës tregon dështimin më të madh të këtij subjekti politik dhe lidershipit që e drejton atë.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri e sheh këtë gjendje stresi të Veselit, si gjendje të izolimit të PDK-së nga masat e popullit, ngase edhe vetë Veseli ka deklaruar se është fatkeqësi që shumica e subjekteve politike e kanë refuzuar nënshkrimin e këtij pakti, derisa sipas tij ata kanë mbyllur sytë dhe veshët para së keqes, kështu që tashmë për këtë temë po zhvillon monolog me vetveten dhe dialog me vetëm me votuesit potencial të PDK-së.

Haziri thotë se absurdi i këtij propozimi të Veselit, qëndron ne faktin se për ta luftuar korrupsionin nuk ka nevojë për pakt, por vetëm për zbatim të ligjit pa ndërhyrjen e politikës.

“Tashmë iniciative e Kadri Veseli për të ashtuquajturin “Pakt kundër korrupsionit” i cili u refuzua nga partitë e tjera politike, dhe tentimi i tij që në këtë iniciativë gjoja ti përfshijë qytetarët e vendit që edhe këta ta nënshkruajnë, ka kaluar në një iniciativë komike. Qytetarët nuk kanë nevojë të nënshkruajnë kurrfarë “pakti” me partitë politike, pakti i tyre është vetëm vota përmes së cilës ata u japin besimin partive politike që të ju shërbejnë atyre përmes pushtetit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kthimin tek qytetari për ta kërkuar nënshkrimin e atij “Pakti”, Haziri e sheh si vetëdijesim të plotë të veselit për humbjen e besimit te qytetarët, besim që ka rënë për PDK-në në pikën zero.

“Si duket Kadri Veseli po e ndjen besimin e humbur të qytetarëve për të dhe partinë e tij PDK-në, dhe tani ka zgjedhur metoda të tjera të mashtrimit gjoja përmes një të ashtuquajturi “Pakt kundër Korrupsionit”. Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm se korrupsionin është sinonim i z. Veseli dhe i PDK-së, dhe presin me të drejtë që pas 6 Tetorit, ky fenomen të luftohet nga një qeveri ndryshe në të cilën nuk do të jetë pjesë z. Veseli e as PDK-ja e tij, e me gjasë të madhe as një nga ish-partnerët e koalicionit PAN”, tha analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, një politikan si Veseli është i pabesueshëm për qytetarët e vendit, kur ai fletë për luftën kundër korrupsionit për faktin se ai dhe PDK-ja, ishte për më shumë se një dekadë në pushtet, dhe nuk e luftoi, përkundër që u bë stimulues dhe pjesë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, fenomene këto nga të cilat Veseli me shokët ndërtuan pasuri marramendëse për veten e tyre”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)