Paralajmërimi i rëndë: Ky është skenari i koalicionit të madh, ja çfarë po përgatitet në prapaskenë

  • 17 September 2019 - 07:43
Paralajmërimi i rëndë: Ky është skenari i koalicionit të madh, ja çfarë po përgatitet në prapaskenë

“Edhe përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime do të sjellin edhe ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht se fushata zgjedhore ka nisur para kohe dhe po zhvillohet në teren mes partive politike, me një ashpërsi të madhe dhe akuza të ndërsjella, njohësit e zhvillimeve politike në vend konsiderojnë se gjithë kjo zhurmë, është një farsë e mirë përgatitur për t’i mashtruar votuesit.

Image
Florim Zeqa

Sipas analistëve, në prapaskenë ka filluar të përgatitet që tani skenari krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës, për ta filluar dialogun me Serbinë dhe për ta votuar edhe marrëveshjen e dalë nga ky dialog, me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës, edhe nëse ajo marrëveshje nuk do të jetë aq e pëlqyeshme.

Një analizë të tillë ia bënë procesit të deritanishëm, njohësi i zhvillimeve politike, Florim Zeqa i cili konstatimin e tij e nxjerr nga adresimi i kreut të subjektit politik të NISMA-së, Fatmir Limaj, partive politike dhe liderëve me letër publike në të cilën ai shprehë gatishmërinë e tij që tani të bëhet pjesë e këtij procesi dhe përmbylljen e tij sa më të shpejtë.

“Meqenëse interesi jetik i Kosovës është mbyllja e këtij kapitulli, ftoj të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita”, ka shkruar Fatmir Limaj.

Bazuar në këtë pjesë të deklaratës, Zeqa thotë se edhe përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime mund të sjellin edhe ndarjen e Kosovës,po qese bëhen nën skenarin e nëntokës kriminale.

“Adresimi i kreut NISMA-s, Fatmir Limaj partive politike dhe liderëve përmes një letre publike në të cilën ai shprehë gatishmërinë e tij që tani të bëhet pjesë e këtij procesi, i vërtetojnë pohimet e mia të mëhershme për qëllimin kryesor të këtyre zgjedhjeve. Thirrja publike e Lilmajt: “Meqenëse interesi jetik i Kosovës është mbyllja e këtij kapitulli, ftoj të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita”, e tregon skenarin në përgatitje e sipër për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, thirrjen e Limajt, për më tepër si thirrje për unifikim të spektrit politik shqiptar, duhet kuptuar si një mesazh për të gjithë kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës, se çfarë sfidash i presin në kuvend.

“Ashtu siç është i gatshëm skenari për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, është duke u përgatitur edhe skenari krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës për ta filluar dialogun me Serbinë dhe për ta votuar edhe marrëveshjen e dalë nga ky dialog, me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës. Edhe përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime do të sjellin edhe ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se ekziston rreziku potencial që dokumenti final i marrëveshjes të jetë i imponuar nga faktori vendim marrës ndërkombëtar, dhe jo i arritur në negociata shteruese e dialog të rregullt mes dy shteteve.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se vendimet e mëdha për Kosovën nuk i marrin politikanët kosovarë, por i marrin fuqitë e mëdha, siç i kanë marrë në Rambuje dhe në Vjenë. Përsëri do të jenë fuqitë e mëdha në Bruksel e Vashington, në Paris e Bruksel që do të vendosin për fatin e Kosovës, përkatësisht ndarjen përmes shkëmbimit të territoreve apo bosnjëzimin përmes "Zajendincës", e cila "de facto" e shënon zgjidhjen finale, fatale për Kosovën. Marrëveshja e dhimbshme do të ofrohet në formën e prerë dhe do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja vendet’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Të vetmen shpresë që e mban akoma me pak dritë, analisti Zeqa e mban tek një numër deputetësh të rinj, sipas të cilit, këta deputet, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, duhet të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare, vendimit të GJND-së dhe tërësisë territoriale mbi të cilën është njohur Republika e Kosovës, si element bazik i sovranitetit të shtetit të njohur ndërkombëtarisht.

(Kosova Sot Online)