51 aksidente dhe 1360 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

  • 17 September 2019 - 08:59
51 aksidente dhe 1360 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente, ku 24 prej tyre me të lënduar kurse 27 pa të  lënduar.

Ndërsa, për shkelje të rregullave në trafik, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1360 tiketa trafiku.

Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 28 persona gjatë ditës së djeshme.

(Kosova Sot Online )