Luta e Vjosa marshojnë në Gjilan me “ushtarët e Ibrahim Rugovës”

  • 17 shtator 2019 - 11:47
Luta e Vjosa marshojnë në Gjilan me “ushtarët e Ibrahim Rugovës”

Lutfi Haziri, kryetar i Shtabit Zgjedhor të LDK’së në nivel qendror dhe udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë dhe Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre, të premten në Gjilan do t’i prijnë marshit të gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

Kryetari Haziri e bëri publik agjendën në takimin e mbrëmshëm me strukturat e Degës së LDK’së në Gjilan, përfshirë Shtabin Zgjedhor, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, teksa u mirëprit me ovacione të jashtëzakonshme.

Haziri i ka përgëzuar strukturat e partisë për mobilizimin e jashtëzakonshëm, duke thënë se janë shembulli më i mirë i punës e angazhimit në terren.

Përndryshe, të premten, Hazirin e Osmanin e mirëpresin rinia e LDK’së në Shtëpinë e Rinisë (16:30), gratë në teatrin e qytetit (17:30), për të vazhduar së bashku marshin tek parku në lagjen “Dardania” (18:30).

(Kosova Sot Online)