Kosova ka rritur eksportet 7 % e Shqipëria 20 %

  • 17 September 2019 - 12:21
Kosova ka rritur eksportet 7 % e Shqipëria 20 %

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozin, me të cilin biseduan për raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçantë progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 %.

Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm.

(Kosova Sot Online)