Vjen alarmi në prag zgjedhjesh: Ja çfarë i duhet urgjentisht Kosovës

  • 18 September 2019 - 20:15
Vjen alarmi në prag zgjedhjesh: Ja çfarë i duhet urgjentisht Kosovës

Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, çdo ditë dëgjojmë debate televizive, në medie të shkruara po ashtu shohim analiza të ndryshme, mirëpo deri më tani nuk ka pasur analistë të tillë që t'u a thotë në sy politikanëve kosovarë se si janë bërë brenda natës milioner, të pyesin se si kanë krijuar biznese të paligjshme.

Populli kosovar tashmë është lodhur nga kjo duke mos i ofruar shteti as edhe gjërat elementare për jetesë, qoftë çerdhe për fëmijë, hapësira publike për fëmijë të rinj e pleq, e më e keqja as një pagë dinjitoze për të jetuar dinjitetshëm siç e meriton secili qytetar në një shtet të pavarur dhe demokratik.

Se a do të vazhdojnë edhe më tutje këto padrejtësi tash e 20 vite, për "Kosova Sot Online" foli analisti, Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

"Populli janë lodhur nga ankesat, janë lodhur nga fjalët e politikaneve, ky popull dëshiron që me pas punë, ambient për sport, për fëmijë, parqe ku pleqtë të dalin të shëtisin, pensionistet të kenë një vend ku mund shoqërohen, nënat një vend ku mund të kalojnë një kohë të mirë etj", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Tutje, Grapci shtoi se ka shumë analistë, por ka pak nga ata qe kanë guxim për t'u dal politikanëve përballë dhe për t'u thënë: ku i ke marrë të gjitha këto mjete apo si e bëre ti tërë këtë pasuri?

"Gjithashtu ka shumë analist që njëfarë forme gjithmonë ia mbajnë krahun ndonjë partie politike apo individi, unë them që analistët duhet të jenë neutral, ndryshe analiza e tij nuk do të ketë sukses dikur. Populli do të hesht derisa që nuk ja i sjellë damarin në kokë, se po u qu ky popull në këmbë, Kina edhe pse kohëve të fundit me shumë proteston, në Kosove do të ndodhë 10-fishi i asaj që po ndodhë në Kinë", shtoi Grapci. 

Sipas tij, dikush duhet me i dal në ndihmë popullit të Kosovës, për t’i çliruar nga kjo politikë e kriminalizuar.

"Nga këta persona të cilët nuk dinë tjetër, vetëm të shantazhojn dhe kërcënojnë. Kosovës i duhet një parti demokratike, një parti dhe një person që e din realitetin e Kosovës, dhe që e din se në çka ka kaluar populli i Kosovës nga viti 1981 e deri më sot, një individ qe ia ka frikën Zotit, dhe që mendon për popullin e vet, derisa kjo nuk ndodhë, për fatkeq në Kosovë nuk do të ketë përparim ekonomik e as zhvillim institucional", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)