Elvis Naçi jep lajmin e mirë, mblidhen në kohë rekord paratë për shërimin e të riut nga Kosova

  • 18 September 2019 - 23:01
Elvis Naçi jep lajmin e mirë, mblidhen në kohë rekord paratë për shërimin e të riut nga Kosova

Imami i njohur, Elvis Naçi, ka dhënë lajmin e mirë mbrëmjen e sotme, ndërsa ka njoftuar se është mbledhur shuma e parave, e nevojshme për të shpëtuar të riun shqiptar nga Kosova, Egzon Kryeziu.

Egzon Kryeziu kishte pësuar lëndime të rënda në trup, në një aksident rrugor të ndodhur në dhjetor të 2018-ës.

“Lajm i Madh dhe i Gëzueshëm! Sot pata babain e Egzonit, mes loteve dhe emocioneve i dhashe lajmin se Shqiptaret kane siguruar shumen prej 30 mije Euro per sherimin e Egzonit. Lusim Zotin t’i shperbleje bamiresit dhe Egzoni te sherohet sa me pare. Faleminderit te gjitheve, emisionit Stop, portaleve, te gjithe Shqiptareve qe e shperndane lajmin dhe qendruan prane me lutje per Egzonin. Zoti ju begatofte!”, shkruan Elvis Naçi, ndërsa ndan dhe foto me babain e Egzonit, pasi i ka dhënë lajmin se janë mbledhur lekët, që i duheshin të riut për kurim në Turqi.

Pak ditë më parë, imami i njohur e bëri të ditur lajmin, ndërsa shuma prej 30 mijë eurosh është mbledhur në kohë rekord nga fondacioni “Firdeus”.

Një falenderim i madh nga Elvisi shkon për gjithë bamirësit dhe të gjithë shqiptarët që u sensibilizuan për rastin.

(Kosova Sot Online)