Burri nga Suhareka e rreh gruan

  • 19 September 2019 - 12:05
Burri nga Suhareka e rreh gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar në Suharekë një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij

E njëjta nuk raportohet të jetë lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)