Diell Spahiu vuan nga paraliza cerebrale, operacioni kushton 60.000 dollarë dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

  • 19 September 2019 - 22:54
Diell Spahiu vuan nga paraliza cerebrale, operacioni kushton 60.000 dollarë dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Diell Spahiu është një fëmijë shumë i dashur dhe energjik, por fatkeqësisht për shkak të komplikimeve në lindje ai ka probleme me furnizimin e trurit me oksigjen të mjaftueshëm. Ai u diagnostikua me paralizë cerebrale disa muaj pas lindjes.

Dielli tani nuk ka mundësi që të ecë për shkak të gjendjes së tij dhe i është dhënë një mundësi për shërim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kostoja totale e operacionit është 60.000 dollarë. Për shkak se familja nuk është në gjendje t’i mbulojë shpenzimet, kërkohet ndihmë për të.

Të gjithë që kanë mundësi të kontribuojë për shërimin e Diellit, mund ta bëjnë këtë përmes uebfaqes GoFundMe.com.

Më poshtë mund ta gjeni linkun:

(Kosova Sot Online)