Misteri i njeriut që u nis për të arritur në Moskë në vitin 2021, vetëm për ta “larguar djallin” nga Putini

  • 20 September 2019 - 12:26
Misteri i njeriut që u nis për të arritur në Moskë në vitin 2021, vetëm për ta “larguar djallin” nga Putini

Një shaman siberian, i cili ka ecur në rrugën e gjatë për në Moskë për të “larguar djallin” nga presidenti Vladimir Putin, është arrestuar nga policia ruse.

Policia e Buryatia, një republikë ruse në Siberinë lindore, njoftoi se të enjten arrestoi shamanin Alexander Gabishev në një autostradë afër Liqenit të Baikal.

Ai u kthye në vendlindjen e tij Yakutia, ku kërkohet për krimin, shtoi policia.

Alexander Gabishev u nis këmbë nëpër vendin më të madh në botë në mars dhe planifikon të arrinte në Moskë në 2021.

Dëshira e tij ishte që të dëbonte djallin nga Putini sapo të vinte në kryeqytet.

Alexei Navalny, kundërshtari kryesor i Kremlinit, ka bërë shaka ditët e fundit me reagimin e autoriteteve.

Qyteti i Yakutsk në Siberinë lindore, ku Alexander Gabyshev filloi udhëtimin e tij.

“Putin është i frikësuar, duke u dridhur dhe duke bërtitur ‘Zoti im, ma shpëto atë shaman. Po sikur të ma dëbojë me të vërtetë djallin jashtë?,’” tha ai.

Ndryshe, shamani thuhet se është një person konsiderohet se ka “qasje dhe ndikim në botën e shpirtrave të mirë dhe të ligë”, veçanërisht në mesin e disa popujve të Azisë veriore dhe Amerikës së Veriut. Në mënyrë tipike njerëz të tillë hyjnë në një gjendje ekstazë gjatë një rituali.

(Kosova Sot Online)