Anton Berisha i kundërpërgjigjet ashpër Kushtunicës, ja çfarë i thotë...

  • 23 September 2019 - 11:33
Anton Berisha i kundërpërgjigjet ashpër Kushtunicës, ja çfarë i thotë...

Zëvendësministri në largim, Anton Berisha, nga radhët e AAK-së ka reaguar pas deklaratës të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit serb, Koshtunica, i cili ka thënë se çështja e Kosovës të zgjidhet sipas modelit të Hong Kongut.

Berisha përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë deklaratë të rrezikshme, ngase, siç ka shkruar ai, ka për qëllim të krijoj përshtypjen se Kosova nuk është shtet.

Tutje, Berisha ka shkruar se edhe pse jemi në proces zgjedhor , është e qartë që shtetësia e Kosovës është përmbyllur.

Postimi i plotë:

Deklarata e ish presidentit e kryeministrit serb, Koshtunica, qe çeshtja e Kosoves te zgjidhet sipas modelit te Hong Kongut - ka per qellim te krijoj pershtypjen se Kosova nuk eshte shtet dhe se jemi ne kerkim te nje zgjidhje, siç po thuhet, te pranueshme per te dy palet.
Ky eshte nje diskurs i rrezikshem, i cili eshte duke u perhapur gjithnje e me shume. Ne, pavaresisht se jemi ne proces zgjedhor, duhet te jemi te qarte, se kompromiset jane kryer, shtetesia e Kosoves eshte permbyllur, dhe me Serbine mund te flasim vetem per rregullimin e raporteve ndershteterore si kontribut per paqen ne rajon.

(Kosova Sot Online)