E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja kush është truri dhe themeluesi i krimit të organizuar në Kosovë

  • 23 September 2019 - 13:16
E zbulon ish agjenti i SHIK-ut: Ja kush është truri dhe themeluesi i krimit të organizuar në Kosovë

“Edhe rasti i fundit i arrestimit i të gjykatësit në Pejë, Sali Berisha, vetëm e konfirmon faktin e dituar kaherë se gjykatat, prokuroritë, policja, burgjet,dhe inteligjenca, gjenden në dorë të krimit të organizuar, i cili është i lidhur ngushtë me politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetëror, po ashtu të korruptuar, që në fakt janë vetë celulat e mafies politike, janë truri dhe themeluesi i krimit të organizuar”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Image
Naim Miftari

Eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari, ish epror i UÇK-së, njëherësh ish pjesëtar i policisë së Kosovës dhe ish agjent i SHIK-u, thotë se të gjitha skandalet që po e përcjellin së fundi sistemin e drejtësisë së Kosovës, edhe rasti me gjyqtarin Sali Berisha në Gjykatën Themelore të Pejës, i kapur në flagrancë me 4000.00 eurot e fituara me abuzim të detyrës zyrtare, janë rezultat i bashkëjetesës së sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar politik dhe ekonomik.

“Edhe rasti i fundit i arrestimit i të gjykatësit në Pejë, Sali Berisha, vetëm e konfirmon faktin e dituar kaherë se gjykatat, prokuroritë, policia, burgjet, dhe inteligjenca, gjenden në dorë të krimit të organizuar, i cili është i lidhur ngushtë me politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetëror, po ashtu të korruptuar, që në fakt janë vetë celulat e mafies politike, janë truri dhe themeluesi i krimit të organizuar”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, është folur shumë herë dhe janë dëgjuar të vërtetët për aferës ‘Pronto’, dhe pikërisht kjo aferë, sipas Miftarit, tregon më së miri se si funksionon sot shteti i kapur nga krimi në Kosovë. Kjo u dëshmua edhe me aferën tjetër, me aferën e veteranëve të rrejshëm, e kur ndodhi ashiqare kërcënimi dhe kryqëzimi nga politika e inkriminuar i prokurorit Elez Blakaj. Kjo situatë na mjafton për kë kuptuar se deri ku ka shkuar dora e krimit të organizuar në Kosovë”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Miftarit, nuk duhet fare të habitemi nëse shohim në përditshmërinë tonë edhe veprime jo të hijshme të pa ligjshme e korruptive të ndonjë qytetari të zakonshëm i cili nga zori futët në gjëra të tilla, sepse i sheh pushtetarët, i merr për model se si ata lidhen me krimin e korrupsionin.

“Nuk është etiketim por realitet ky kur krahasohet një qytetar nga me një kryetar shteti të korruptuar, super të pasur. Ai qytetar çka mundë të pret nga një njeri i tillë. Çka mundë të pres ai qytetar edhe nga një kryeministër po ashtu i korruptuar deri në gushë, super i pasur apo nga një kryetar parlamenti po i atij rangu të elitës së korruptuar e zhytur në krim të organizuar”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Miftarit, Kosova vazhdon të jetë shteti më i varfër dhe po ashtu shteti më izoluar sepse krerët e shtetit janë ata bosët e krimit të organizuar që e kontrollojnë dhe dirigjojnë edhe sistemin e drejtësisë.

(Kosova Sot Online)