Apostolova kërkon t’i jepet përparësi ndryshimeve klimatike gjatë fushatës zgjedhore

  • 25 September 2019 - 11:40
Apostolova kërkon t’i jepet përparësi ndryshimeve klimatike gjatë fushatës zgjedhore

 

Apostolova kërkon t’i jepet përparësi ndryshimeve klimatike gjatë fushatës zgjedhore

11:30, 25/09/2019

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Përfaqesuesja Speciale e BE-së, Natalia Apostolova u ka bërë thirrje subjekteve garuese për zgjedhjet e parakohshme 2019 në Kosovë, që t’i japin përparësi problemeve të ndryshimeve klimatike gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në twitter, Apostolova ka njoftuar se udhëheqësit e të rinjëve kosovarë, janë mbledhur sot për të diskutuar rreth ndryshimeve klimatike.

“Nësë nuk veprojmë urgjentisht do të kemi më shume pasoja rreth ndryshimit të klimës. Unë u bëj thirrje të gjithë udhheqësve politikë t’i japin përparësi kësaj cështjeje, sidomos gjatë fushatës zgjedhore”, tha Apostolova në Twitter.

(Kosova Sot Online)