Ish agjenti i SHIK-ut alarmon rëndë Kosovën: Pa ndodhur kjo gjë, nuk do të ketë...

  • 27 September 2019 - 07:40
Ish agjenti i SHIK-ut alarmon rëndë Kosovën: Pa ndodhur kjo gjë, nuk do të ketë...

“Ata kanë të drejtë që na tërheqin vërejtjen dhe na kritikojnë vazhdimisht sepse mos të harrojmë që kemi pasur dhe kemi akoma ministra, ish deputet, e kemi edhe kryetarin e shtetit, e kemi krye parlamentarin, kemi edhe kryeministra me akuza, edhe për vrasje politike kemi pasur deputet me akuza që janë dënuar. Janë dënuar për vrasje të civilëve shqiptar”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së drejtësisë dhe të sigurisë, e kanë vlerësuar si të qëlluar dhe të kohës reagimin e fundit të ambasadorit të ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, kundër politikave kosovarë të cilët po japin në kohë fushate premtime të mëdha për sundimin e ligjit, e pastaj të njëjtat po i harrojnë, dhe për më keq po ndikojnë në drejtësi që të mos ketë pavarësi në vendimmarrje nga politika.

Image
Naim Miftari

Po aq serioze, sipas këtyre njohësve të kësaj fushe, janë vërejtjet që shkojnë edhe ndaj ligj zbatuesve, vetë institucioneve të drejtësisë, gjykatave e prokurorive.

“Deklarata e ambasadorit britanik Nicholas Abbott, se politikanët e Kosovës nuk duhet të premtojnë, nuk duhet të rrejnë, gjatë fushatave zgjedhore, se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizua, sepse posa e marrin pushtetin heshtin, vazhdojnë prapë me korrupsion, është një deklaratë e fuqishme, është një shuplakë që tregon qartë se të gjithë ndërkombëtarët, ata që janë kaherë me vite të tëra në Kosovë, por edhe këta që po vijnë për herë të parë në misionin e tyre, e din mirë se shteti i jonë është i mbërthyer deri në fyt nga Korrupsioni, dhe se gjyqësia, prokuroria dhe hetuesia kontrollohen nga krimi i organizuar politik në Kosovë. Prandaj edhe Abbot i kritikon me të drejtë politikën, gjyqësinë dhe prokurorinë se nuk kanë pothuajse asnjë rezultat pozitiv në luftimin e korrupsionit në nivele të larta”, tha ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Se vërtetë gjendja është alarmante në drejtësinë kosovare të kapur nga politika e inkriminuar, sipas Miftarit, më së miri e dëshmojnë edhe shumë sugjerime, reagime e kritikat të drejta që kanë ardhur në të kaluarën e afërt për dobësitë në sistemin e drejtësisë nga ana e ambasadorit amerikan, gjerman e atij zviceran, të cilët kanë kërkuar të luftohet më seriozisht korrupsioni dhe të bëhet pastrimi i të gjitha institucioneve të sundimit të ligjit nga dora dhe ndikimi i mafies politike.

“Ata kanë të drejtë që na tërheqin vërejtjen dhe na kritikojnë vazhdimisht sepse mos të harrojmë që kemi pasur dhe kemi akoma ministra, ish deputet, e kemi edhe kryetarin e shtetit, e kemi krye parlamentarin, kemi edhe kryeministra me akuza, edhe për vrasje politike kemi pasur deputet me akuza që janë dënuar. Janë dënuar për vrasje të civilëve shqiptar. Edhe për dhunime kemi të tillë prapë, edhe pse ata nuk janë ata njerëz në lista të deputetëve apo të zyrtarëve shtetëror, por prapë të njëjtit njerëz do ta udhëheqin një ditë qeverinë dhe politikën sepse ata janë dhe rrinë në hije. Ata njerëz të korruptuar e kriminel janë figura politike që rrinë nën hije dhe paraqesin rrezik se do ta sundojnë Kosovën”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, derisa edhe Kosovës nuk i imponohet një ligj VETTING-u dhe dekriminalizim i plotë i politikës, drejtësia kosovare do të vazhdojë të mbetet nën kthetrat e politikës së inkriminuar, dhe kot flasin ambasadorët e vendeve mike.

“Mendoj se politikanët Kosovës, sidomos ata të korruptuarit, e që janë shumica e tyre, dikush më pak e dikush më shumë, nuk do ti dëgjojnë kurrë kritikat e drejta që i japin ambasadorët e shteteve mike, prandaj edhe ambasadorët duhet të jenë më konkret, me afate të prera kohore për secilin veprim që e kërkojnë dhe të mos mbeten vetëm me deklarata për konsum ditor dhe për të arsyetuar angazhimin e tyre publik”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)