Demolli: Me fitoren e LDK-së do të forcohet sundimi i ligjit në gjithë territorin e Kosovës

  • 27 September 2019 - 16:00
Demolli: Me fitoren e LDK-së do të forcohet sundimi i ligjit në gjithë territorin e Kosovës

Haki Demolli në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë për deputetë nga radhët e LDK’së me numrin 74. Ai thotë se me ardhjen në pushtet të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të forcohet sundimi i ligjit e do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Në një shkrim të gjatë, ish ministri i FSK’së, Demolli, ka kujtuar edhe gjithë sakrificën e Kosovës që është bërë për pavarësi, dhe për luftën e Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. .

Sipas Demollit puna e parë që do të bëjë LDK’ja pas marrjes së qeverisë do të jetë forcimi i sundimit të Ligjit, duke ndjekur shembuj edhe të shteteve mike siç është SHBA’ja.

Shkrimi i plotë i Demollit:

Kur Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me urtësinë e saj mori pjesë në procesin jashtëzakonisht delikat të aktit të shpalljes, duke u koordinuar në çdo hap me parnterët strategjik të saj dhe  të Kosovës – SHBA-të dhe aleatët e tyre evropian. Hapi i parë që bëri regjimi në Beograd ishte krejtësisht irracional – djegja e ambasadave të shteteve perëndimore dhe sulmi ndaj çdo gjëje që asocionte dhe i vinte erë Perëndimi. Juristët serbë shkuan edhe më larg në marrëzinë e iracionalitetin e tyre. Ata propozuan kontestimin juridiko-ndërkombëtar të aktit të shpalljes së pavarësisë përmes instancës më të lartë gjyqësore në planin ndërkombëtar – Gjykatës Ndëromëbatre të Drejtësisë (GJND). Ky kontestim i shtetësisë së Kosovës bëhej me shpresën se ky organ serioz ndërkombëtar do të bënte një interpretim dogmatik që do të thoshte se Kosova  është pjesë e Serbisë. Kur serbët u zhgënjyen me vendimin e GJND-së, në ndihmë i dolën segmentet e caktara të lidershipit Kosovar: rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për nisejn e dialogut me qëllim të zgjedhjes së problemeve që u shkaktuan nga shpallaja e pavarësisë së Kosovës, liderët e caktar kosovar e morën si diçka formale dhe pa ndonjë peshë.

Futja në dialog me Serbinë në emër të zbatimit të urdhërave të një rezolute të AP të OKB-së, e cila kërkonte nga palët që të dialogonin për zgjidhjen e problemeve reciproke, partia në pushtet-Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila, si shenjë të miratimit për shtetësinë e shpallur të Kosovës, pranoi procesin e tillë, e në fakt bëhej fjalë për të kundërtën e saj.

Serbët e dinin fare mirë se pavarësia e Kosovës nuk mund të zhbëhej me një akt, por kërkonin durim dhe dinakëri, taktika këto që serbët i kanë mirë të njohura. Nisën ofensivën për të ashtuquqajturin, normalizim të marrdhënieve me Kosovën, gjoja përmes nënshrkimit të marrëveshjeve të natyrës teknike. Që nga viti 2011 u lidhën shumë marrëveshje të tilla, që syninin, në esencë kishin, zhbërjen e shtetësisë së shpallur të Kosovës. Ata që sot trumbetojnë se janë kundër Asociacionit, vetë kanë ndërtuar atë institucion duke bërë koncesione ndaj Serbisë në çdo front Proceset e tilla “të lëshimit pe”, kanë sjell deri te situata, ku pritet  vetëm zyrtarizimi i këtij Asociacioni. Kjo qasje në dialog dhe koncesionimi ndaj Serbisë në të gjitha sferat, në veçanti në sistemin e drejtësisë, që sot në Kosovë vuan nga dy të meta: e para, sepse nuk është unik dhe kjo është meritë e atyre që nuk kuptuan që strategjia serbe në dialogim ka qenë dhe ngelet coptimi dhe zhbërja e shtetësisë së Kosovës; dhe, e dyta, sepse ata që flasin për sistem të pavarur të drejtësië janë pikërisht më përgjegjësit për degjenerimim e këtij sistemi. “Republika Srpska” mund të ekzistoj ani se nuk e ka atë emër, gjë që shihet qartë nga gjendja në Veri të Kosovës ku komuniteti serb operon  paralelisht dhe kundrejt sistemit qendror të pushtetit në Kosovë.

Kjo gjendej do të ndryshoj pas fitores së LDK-së sepse sundimi i ligjit nuk mund të sigurohet nëse ekzistojnë gjykata të ndara për serbët dhe për shqiptarët dhe një sistem i drejtësisë thellësisht i korruptuar. Sundimi i ligjit ka disa përbërës, në mesin e të cilëve hyn sistemi unik dhe i pavarur gjyqësor. Këto dy cilësi të sistemit të drejtësisë janë shumë me rëndësi sepse janë faktor objektiv të domosdoshëm për sukses të një sistemi të drejtësisë.

Puna e parë që  do të bëj LDK është forcimi i sundimit të ligjit përmes ndërtimit të një ambienti objektiv të jashtëm që forcon pavarësinë e pushtetin unik gjyqësor, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Një gjë e tillë do të relativizonte sistemin e parcializuar të drejtësisë në Veri të Kosovës dhe do ta bënte të papërfillshëm sistemin serb të drejtësisë i cili operon efektivisht në Kosovë.

Kjo logjikë që mëtojmë të ndjekim, nuk dallon dukshëm nga rruga e njëjët që kanë ndjekur popujt tjerë përgjatë historisë së tyre, përfshirë aleatin tonë më besnik, SHBA-të. Nëse lexohen me kujdes “Letrat e Federalisit”, të shkruara nga etërit themelues të SHBA-ve, do të shohim se balansimi dhe ndarja e pushteteve, ku sistemi i drejtësisë së pavarëur përbën një ndër shyllat kyçe, paraqet një vlerë që për atë kohë ka paraqitur një revolucion, po aq sa edhe sot kur ne luftojmë për ato vlera. Etërit themelues të SHBA-ve kishin vënë në dukje se është e kotë pasuria natyrore e një vendi nëse ai vend nuk ka qeverisje të mirë. E qeverisja e mirë identifikohet me sistem të pavarur të drejtësisë, unik në tërë territorin nacional, i cili shërben si balancues i pushteteve të tjera. Këtë lloj të qeverisjes do ta bën LDK-ja, në rend të parë duke ndërtuar një infrastukturë ligjore që mundëson një veting të tërësishëm të këtij sistemi, pastaj duke ndryshuar marrdhëniet e serbëve lokalë me këtë sistem të drejtësisë, përmes ofrimit të garancioneve të forta për barazinë e tyre para ligjit.  Kjo do të përbëj vetëm një hap fillestar të domosdoshëm sepse pa largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre që nuk janë të denjë për ushtrimin e funksioneve të drejtësisë nuk mund të ketë barazi para ligjit dhe ndarje të pushtetit, parakushte këto për një qeverisje të mirë. E qeverisja e mirë sjell investitor të huaj, të cilët nuk presin me dekada nëpër gjyqet dhe dyert e sistemit joefektiv të drejtësisë për të realizuar të drejtat e tyre kushtetuese.

(Kosova Sot Online)