44 aksidente për 24 orë

  • 28 September 2019 - 11:39
44 aksidente për 24 orë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 27 të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.

Policia po ashtu gjatë kësaj të premte ka shqiptuar 1 mijë e 508 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar edhe 19 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)