Koalicioni AAK-PSD sot mban tubime në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçanik

  • 28 September 2019 - 12:23
Koalicioni AAK-PSD sot mban tubime në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçanik

Edhe sot do të vazhdojnë tubimet elektorale të partive politike.

Kur jemi në ditën e katërt të fushatës dhjetëditore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partinë në koalicion, PSD-në, sot do të mbajnë tri tubime nq qytete të ndryshme të Kosovës.

Tubimi i parë do të mbahet në Mitrovicën nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës.

Tubimi tjetër do të mbahet nga sheshin e qytetit të Ferizajt nga ora 18:00.

Ndërkaq, tubimi i fundit për sot do të mbahet në komunën jugore të Kosovës, në Kaçanik, nga ora 19:30.

Dje kanë qenë komunat e Junikut dhe Deçanit vendi ku AAK-PSD kanë mbajtur tubimet.

(Kosova Sot Online)