Bekim Haxhiu merr mbështetje të madhe nga sportistët dhe rinia e Skenderajt

  • 29 September 2019 - 14:02
Bekim Haxhiu merr mbështetje të madhe nga sportistët dhe rinia e Skenderajt

Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka vazhduar takimet e mëdha anë e kënd Kosovës.

Së fundi ai ka takuar sportistët dhe rininë e Skenderajt, nha të cilët mori falënderime për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportin.

Ai premtoi që puna dhe angazhimi i tij në mbështetje të sportit dhe rinisë do të vazhdojë gjithmonë.

Kujtojmë që Haxhiu kohë më parë ishte nënkryetar i FFK-së dhe njëri nga iniciatorët kryesor dhe më këmbëngulës të Ligji për Sponsorizime.

(Kosova Sot Online)