Të gjithëve po u intereson, çfarë ndodhi me çantën e Haki Abazit që ia morri Dardan Molliqaj

  • 30 September 2019 - 15:11
Të gjithëve po u intereson, çfarë ndodhi me çantën e Haki Abazit që ia morri Dardan Molliqaj

Një debat i tensionuar në një emisionnë mes të Haki Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt të PSD’së, është përcjellë edhe me një incident fizik pas emisionit, në hollin e objektit ku mbahen xhirimet.

 Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit, ndërsa me rastin dhe zbardhjen e situatës po merren tashmë edhe autoritetet kosovare. Ndërkohë pas plotë 18 ditësh në mediat kosovare është publikuar edhe videoja origjinale e përplasjes fizike në mes të dy politikanëve që këto zgjedhje ia mësyjnë ulëses në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deri para se të ndodhte incidenti, Abazi shihej duke ecur me çantën e tij në shpinë, ndërkohë pasi merr fund problemi, Dardan Molliqaj shihet duke dalë nga objekti me çantën e Abazit në dorë. Lidhur me këtë çështje për media ka kontaktuar vetë Haki Abazin.

I pyetur për fatin e çantës dhe nëse ia ka kthyer Molliqaj atë, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pranuar që të flas për median.

Dëshmitar i kësaj ngjarje ka qenë edhe nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, i cili fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte parë asgjë, megjithatë në videon e publikuar shihet që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë incidentit.

Ajo që mbetet ende mister nga pamjet e publikuara, është se ku ka përfunduar çanta e Haki Abazit.

(Kosova Sot Online)