Fatmir Limajt i vjen goditja e rëndë: Kështu e krijoi pasurinë milionëshe

  • 01 October 2019 - 07:38
 Fatmir Limajt i vjen goditja e rëndë: Kështu e krijoi pasurinë milionëshe

“Fatmir Limaj është sinonim i korrupsionit në Kosovë dhe nuk më habit deklarata e tij që akoma të ketë monopol në homologim, për faktin se ai dhe Adem Grabovci ishin që instaluan monopolin në sferën e hologimit duke ua dhënë oligarkëve “Devolli” dhe natyrisht për këtë “Pazar” ata duan ti ruajnë fitimet e veta që kanë nga fusha e homologimit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri e ka komentuar deklaratën skandaloze të Fatmir Limajt, i cili doli në mbrojte të monopolit për homologimin e veturave nga Devollët, dhuratë kjo e dhënë nga zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm nga koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Image
Nexhat Haziri

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka pranuar publikisht në një debat televiziv se nuk është kundër këtij monopoli dhe nuk e sheh fare për problem që ka monopol në homologim, gjë që lë për të kuptuar se për dallim nga zotimet e kandidatëve të tjerë për ta hequr atë, Limaj nëse vjen në pozitën e kryeministrit, do t’ia vazhdoj jetën këtij monopoli edhe për disa vite të tjera, duke iu mundësuar Devollëve vazhdimin e zhvatjes përmes këtij monopoli.

Sipas analistit, Nexhat Haziri, kur bëhet fjalë për Fatmir Limajn, nuk ka se si të deklarohen ndryshe, sepse ai e ka bërë këtë veprim në mandatin e tij të parë, së bashku me Adem Grabovcin kryekëput për interesa të përfitimit personal.

“Fatmir Limaj është sinonim i korrupsionit në Kosovë dhe nuk më habit deklarata e tij që akoma të ketë monopol në homologim, për faktin se ai dhe Adem Grabovci ishin që instaluan monopolin në sferën e hologimit duke ua dhënë oligarkëve “Devolli” dhe natyrisht për këtë “Pazar” ata duan t’i ruajnë fitimet e veta që kanë nga fusha e homologimit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, edhe pjesa më e madhe e pasurisë së krijuar nga Limaj e Garbovci, në këto dhjetë vitet e fundit të funksionimit të monopolit në homologim, prejardhjen e ka nga një përqindje e ndarë me Devollët, pikërisht prej kësaj veprimtarie dhe përmes favorizimit të bizneseve të tjera me tenderomani, andaj qëllimi është që ta ruajnë edhe më tutje këtë të homologimit tepër profitabil.

“Pra edhe Fatmir Limaj, sikur edhe Adem Grabovci, pasuria e të cilëve kap dhjetëra miliona euro, nuk u kanë rënë nga qielli, por nga favorizimit që iu kanë bërë biznesmenëve të ndryshëm, kurdisja e tenderëve, dhe nga format e tjera të korruptimit dhe nga krimi I organizuar”, theksoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Hazirit, është koha vendimtare e diferencimit dhe ndëshkimit me votë nga qytetarët për të gjithë ata kandidat për kryeministër apo deputetë, e për të cilët qytetarët kanë informacione se janë të korruptuar, ose së paku kanë dyshime për pasurinë e tyre kë krijuar në mënyrë të kundërligjshme.

“Edhe një fakt tjetër që qytetarët duhet ta kenë parasysh para se të votojnë, Fatmir Limaj nuk është ndarë nga pjesa tjetër e lidershipit të kriminalizuar dhe të korruptuar të PDK-së për gjoja mungesë demokracie apo përgjegjësie brenda PDK-së, por për shkak të luftës së brendshme se kush po zhvatë më shumë miliona euro nga tenderët dhe format e tjera të pa ligjshme që këtij dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij partiak në PDK, u kanë mundësuar që të ndërtojnë pasuri marramendëse në kurriz të varfërimit të qytetarëve dhe vendit”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)