Seks në makinë, automjeti që iu grabit çiftit në momente intime u përdor në vrasjen e …

  • 01 October 2019 - 13:53
Seks në makinë, automjeti që iu grabit çiftit në momente intime u përdor në vrasjen e …

Makina që u përdor nga dy autorët e dyshuar për vrasjen e 35 vjecarit Besnik Hida sot në Lushnje, ishte grabitur pak ditë më parë në mbikalimin e Kamzës, ngjarje për të cilën, Panorama shkruante se brenda saj ndodhej një cift i cili u grabit dhe u dhunua, në momente intime brenda automjetit.

“Panorama”, raporton, referuar burimeve në Polici se autorët, nuk i kishin ndryshuar as targat kësaj makine të grabitur, duke e përdorur këtë të martë.

Sipas policisë, qëllimi i grabitësve atë ditë ka qenë thjesht sigurimi i një mjeti për të kryer vrasjen, por që për fat të keq, e pësoi ky cift i cili kishte shfrytëzuar mjetin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Grabitja e makinës ndodhi mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë –Durrës.

Ja cfarë shkruante për këtë ngjarje:

Çifti në lidhje jashtëmartesore, seks në makinë për t’u fshehur, dy persona i filmojnë dhe i grabisin, detajet nga ngjarja në Tiranë

Të zgjedhësh makinën për të kaluar momente intime me partneren në ditët e sotme, do të thotë të marrësh parasysh edhe rrezikun, që në jo pak raste do të shoqërohet me incidente të pakëndshme.

Në rastin më të mirë, mund të ndodhë që të të tërheqë vëmendjen një patrullë Policie e në rastin më të keq mund të shohësh ndonjë video në rrjetet sociale, që “i gjurmojnë” shumë ngjarje të tilla. Por ka edhe më keq se kaq.

Mund të ndodhë të biesh edhe pre e grabitësve të armatosur ose jo, pasi në momente të tilla je thuajse i pafuqishëm që të reagosh. Një çifti në Tiranë i ka ndodhur që t’i kalojë të tri këto situata brenda pak minutave.

Janë filmuar gjatë kohës që po bënin seks, janë grabitur e në fund janë përballur edhe me Policinë, edhe pse si të dëmtuar. Çifti që kishte zgjedhur të kalonte disa momente intime në makinë gjatë orëve të mbrëmjes, është terrorizuar nga dy persona të maskuar e me armë, duke rënë pre e grabitjes. Gjithçka ndodhi në një zonë, ku grabitje thuajse identike kanë ndodhur edhe më parë gjatë viteve të kaluara. 

NGJARJA

Grabitja e çiftit ka ndodhur gjatë orëve të vona të së martës, në afërsi të mbikalimit të Kamzës në Tiranë. Dy të dashuruarit kanë qenë në intimitet kur dy autorët janë afruar te makina tip “Fiat”, ku ata ndodheshin dhe u kanë drejtuar armët. Nën kërcënimin e armës, ata janë detyruar të zbresin nga makina, duke iu bindur urdhrave të grabitësve. Burime nga Policia thanë se dy të dëmtuarit edhe janë dhunuar nga autorët.

Më pas, dy grabitësit kanë hupur në makinën e çiftit dhe janë larguar. Menjëherë pas ngjarjes, djali dhe vajza kanë lajmëruar Policinë, duke bërë denoncimin e ngjarjes. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, duke bërë fillimisht këqyrjen e kamerave të sigurisë së rrugës dhe të bizneseve pranë vendngjarjes.

Nga verifikimet ka rezultuar që automjeti tip “Fiat”, në të cilin ndodheshin dy grabitësit, ka lëvizur në drejtim të Elbasanit. Karakteristikat dhe targat e mjetit u janë dhënë të gjitha shërbimeve të Policisë së Tiranës, por edhe të Elbasanit, në mënyrë që të bëhet ndalimi i makinës. Burimet thanë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

GRABITESIT

Nisur nga deklarimet e çiftit të grabitur, por edhe rrethanat e ngjarjes, Policia ka dyshime se autorët mund të jenë persona që i njohin dy të dëmtuarit. Nga deklarimet që ata kanë dhënë në Polici, mësohet se në momentin e grabitjes, përveç kërcënimit me armë, autorët edhe i kanë shantazhuar, duke u thënë se kanë bërë video gjatë kohës që ata ishin në momente intime.

Duke qenë se femra që ndodhej në makinë ishte e martuar, autorët e kanë kërcënuar duke i thënë se do e bënin publike videon në rast se do të lajmëronte Policinë. Vetë çifti ka deklaruar se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy autorëve, për shkak se ata ishin të maskuar, por nisur nga shantazhi që u kanë bërë kanë dyshime se mund të jenë persona që i njohin.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

“Më datë 24.09.2019, gjatë orëve të mbrëmjes, në Tiranë, dyshohet se 2 persona të paidentifikuar kanë vjedhur nën kërcënim një mjet dhe sendet personale të 2 shtetasve, që ndodheshin në të. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’, e kryer në bashkëpunim”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

(Kosova Sot Online)