Senatori republikan Barraso qëndron në veriun e Kosovës, viziton kampin e ushtarëve amerikanë

  • 02 October 2019 - 15:23
Senatori republikan Barraso qëndron në veriun e Kosovës, viziton kampin e ushtarëve amerikanë

Senatori amerikan, republikani John Barrasso, nga Wyoming, ka qëndruar për një vizitë një ditore në veriun e Republikës së Kosovës, atje ku është e vendosur Garda Kombëtare amerikane.

Barraso atje ka takuar ushtarët amerikanë, ndërsa këta të fundit janë kujdesuar që ta bëjnë senatorin të ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Senatori Barraso  shpenzoi një

ditë në veri të Kosovës me trupat nga Garda Kombëtare e Wyoming, të cilët janë të vendosur atje. Duket që ushtarët kanë sjellë me vete edhe pjesë nga Ëyoming, që ta bëjnë të ndjehet atë si në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Barraso në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Barraso ka qenë në Kosovë edhe në vitin 2011 më 28 nëntor, për nderë të festës kombëtare amerikane të “Ditës së falendërimeve”.

(Kosova Sot Online)