E zbulon profesori i së drejtës: Ja kush e kontrollon drejtësinë kosovare

  • 03 October 2019 - 07:38
E zbulon profesori i së drejtës: Ja kush e kontrollon drejtësinë kosovare

"Në rrethana të tilla , prapë sipas thënies popullore “ujku lyp mjegullë” persona të caktuar dhe influentë në politikë e qeverisje interferojne dhe virtuelisht komandojnë në çështje juridike të caktuara për tu vendosur apo gjykuar kështu apo ashtu, në favorin e tyre. Të tillët nuk ndalojnë as në shkelje flagrante të dispozitave kushtetutare e ligjore madje të shpeshta", tha Smaka.

Në Kosovë, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pamundur tash e 20 vite. E që nga pas lufta, sipas analistëve secila legjislaturë ka pasur lidhje me nivelet e larta të grupeve të caktuara. Analistët thonë se kjo ndodh duke pasur parasysh që secila qeveri kanë pasur lidhje me nivelet e larta të grupeve të caktuara me mafio-oligarkët dhe të nëntokës kriminale, ku një pjesë e gjyqësorit kosovarë zakonisht në fund të mandatit kanë deklaruar se ka parregullsi në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Analistët thonë se është qëllim i politikës që drejtësinë është ta kenë në dorë, dhe mundohen që të kenë gjyqësor, policë servil e të shantazhuar dhe të inkriminuar.

Sipas tyre, me këtë mënyrë vazhdojnë të kenë të kapur sistemin e drejtësisë tërësisht të degraduar, i cili ka mbetur pa asnjë vlerë në shtetin e Kosovës.

Në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online", foli profesori i së drejtës, Riza Smaka, i cili tha se në Kosovë nuk ekziston rend juridik me defekte terminologjike të cilat për aplikim.

Image
Riza Smaka

"Për çështje të caktuara gjithnjë nuk ka akte ligjore, nder të tjera për ekzekutivin, përgjegjësinë politike e morale, origjinën e pasurisë së realizuar në rrethana nebuloze ...Në anën tjetër , aktet ligjore të tilla në fuqi, në jo pak raste aplikohen selektivisht sipas rasteve, individëve veçanërisht kur janë të sferës pushtetarë! Gjithsesi se gjendja e tillë nuk është e rastësishme por në masë të konsideruar e determinuar nga jo pak titullarë politikë të pasuruar tej mase gjithsesi në mënyra të diskutueshme", tha Smaka për "Kosova Sot Online".

Tutje, Smaka tha se administrata publike dhe sistemi i drejtësisë në vendin tonë, lëngojnë nga inefikasiteti dhe ineficienca.

"Në vend të një universiteti publik serioz e të disa fakulteteve nëpër qytete të vendit sot pothuaj se në secilin qytet ka universitete publike e të mos flitet për kolegjet private. Shumica e institucioneve arsimore e shkencore as për së afërmit nuk i plotësojnë kërkesat elementare për të zhvilluar veprimtari universitare të të mirëfilltë ! Së andejmi rezultojnë persona të diplomuar por pak meritorë e kompetent për fushat përkatëse. Rrjedhimisht edhe puna në administratën publike, prokurori e gjykata as për së afërmit nuk është e kënaqshme", shtoi Smaka.

Tutje, ai ka shtuar se në rrethana të tilla politikanët në Kosovë nuk ndalojnë as në shkeljen flagrante të dispozitave kushtetute e ligjore.

"Në rrethana të tilla , prapë sipas thënies popullore “ ujku lyp mjegullë” persona të caktuar dhe influentë në politikë e qeverisje interferojne dhe virtuelisht komandojnë në çështje juridike të caktuara për tu vendosur apo gjykuar kështu apo ashtu, në favorin e tyre. Të tillët nuk ndalojnë as në shkelje flagrante të dispozitave kushtetutare e ligjore madje të shpeshta", tha më tej profesor Smaka.

Për fund, Smaka tha se kontribut në tejkalimin e kësaj situate, mund të jepet edhe në zgjedhjet e radhës, që pritet të mbahen me 6 tetor.

"Një farë kontributit në tejkalim të situatës shoqërore – politike të tillë do të mund të bëhej në këtë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nëpërmjet ndëshkimit të titullarëve pushtetarë e politikë dështakë e korruptivë dhe votëbesimit të kandidateve dhe të kandidatëve të rijnë e të reja qe mund të premtojnë punë të ndershme, të ligjshme e të përkushtuar në të mirën e vendit dh e të qytetarëve tonë", përfundoi Smaka për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)