Çka ndodh sot

  • 03 October 2019 - 07:51
Çka ndodh sot

09:00

Nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbahet “Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër 2019”. (Hotel “Pashtriku”, Gjakovë)

09:30

Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizon tryezë lidhur me integritetin akademik në arsimin e lartë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Bëhet përurimi i linjës së re prodhuese dhe hapësirave të reja të fabrikës “Mobile Dekor”. (Rr.”Tahir Shala”, Pejë)

11:00

Partia Fjala mban tubim zgjedhor në Malishevë. (Afër Parkut të Qytetit, Malishevë)

11:00

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Kutfi Haziri, së bashku me humanistin Halil Kastrati dorëzojnë çelësat për 20 shtëpi për familje në nevojë. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

12:00 – 19:00

Vetëvendosje mban këto tubime elektorale:

12:00 – Tubim në Klinë (Shtëpia e Kulturës)

14:00 – Tubim në Skenderaj (Shtëpia e Kulturës)

17:00 – Tubim në Vushtrri (Salla e Sporteve “Jeton Terstena-Tota”)

19:00 – Tubim në Fushë-Kosovë (Shtëpia e Kulturës)

13:00

Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës në Dragobil të Malishevës. (Dragobil, Malishevë)

15:00 – 19:00

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani merr pjesë në këto tubime:

15:00 – Viti (Sheshi i qytetit)

17:00 – Kamenicë (Shtëpia e Kulturës)

19:00 – Prishtinë (Shkolla fillore “Ismail Qemali”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

15:00

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës i mbështetur nga Korporata e Sifidave të Mileniumit nënshkruajnë Marrëveshjen për Zbatim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore si mekanizëm kryesor në Kosovë që mbështetë qasjen në financa për sektorin privat. (Fondacionit i Mileniumit të Kosovës, rruga “Migjeni 21”, Prishtinë)

16:00 – 20:00

Agjenda mediale e kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli:

16:00 – Tubim me qytetarët e komunës së Podujevës (Palestra e Sporteve)

17:30 – Tubim me qytetarët e komunës së Skenderajt (Palestra e Shkollës Profesionale)

20:00 – Tubim me qytetarët e komunës së Vushtrrisë (Palestra e Sporteve)

19:00

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, merr pjesë në tubimin elektoral në Korilla (7 Shtatori) të Prizrenit. (Shkolla “Motrat Qiriazi”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

20:00

Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Recomposed” me koreografi nga Christophe Béranger & Jonathan Pranlas-Decsours. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)