Arrestohet gjakovari për fajde

  • 03 October 2019 - 11:05
Arrestohet gjakovari për fajde

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Gjakovë, pas hetimeve paraprake, me 02.10.2019, ka arrestuar një person nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale.

I dyshuari: V.M., viti i lindjes 1967, m.k.sh., dyshohet se në vitin 2016 i ka ofruar një shumë prej 3500 (tre mijë e pesëqind) euro me fajde një qytetari. Ankuesi deklaron se ka paguar shumën prej 4200 (katër mijë e dyqind) euro, por nuk ka arritur ta paguajë shumën tjetër. I dyshuari, së fundmi  ka rritur kërkesën duke kërkuar 38000 mijë (tridhjetë e tetë mijë) euro nga ankuesi.


Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Gjakovë, me 23.09.2019, ka siguruar urdhëresën nga Gjykata Themelore Gjakovë për zbatim të masave të fshehta të hetimit me qëllim të grumbullimit të fakteve lidhur me këtë rast.

Me 02.10.2019, i dyshuari është arrestuar në flagrancë pak pasi ka pranuar shumën prej 4000 (katër mijë) euro nga ankuesi. I dyshuari është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe tek i njëjti janë gjetur 4000 (katër mijë) euro që janë përdor për simulim të veprës penale.

Për rezultatin e hetimeve është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë, me aktvendim të të cilit të dyshuarit, pasi intervistimit, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)