Djali i vëllait të Oliver Ivanoviqit akuzon rëndë Marko Gjuriqin

  • 03 tetor 2019 - 11:52
Djali i vëllait të Oliver Ivanoviqit akuzon rëndë Marko Gjuriqin

Djali i vëllait të Oliver Ivanoviqit, Aleksander Ivanoviq, ka thënë se kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq ka qenë një prej bartësve kryesor të fushatës së egër kundër kreut tashmë të ndjerë të SDP’së.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një interviste në televizionin N1, teksa ka kujtuar edhe disa deklarata të Oliver Ivanoviqit, të cilat tregonin frikën e tij edhe se mund të vritej.

Tutje Aleksander Ivanoviq ka rikujtuar edhe fushatën e egër që është bërë në televizionet serbe, ky zyrtarë të lartë të Serbisë bënin thirrje që të mos votohet Oliver Ivanoviq, për shkak se ai është kundër interesave të Serbisë.

Ndërkohë ka përmendur edhe një intervistë të Oliver Ivanoviq në N1, të dhënë dy muaj para vrasjes në të cilën kishte thënë se “ata po bëjnë gjithçka, thjesht nuk më kanë qëlluar akoma”.

“Dy muaj më vonë ata e vranë atë. Ne nuk duhet të lejojmë që dikush të abuzojë me pozicionet më të larta shtetërore dhe të krijojë një atmosferë që do të sjellë vrasjen e një njeriu”, ka thënë tutje, djali i vëllait të Oliver Ivanoviq. 

Ai gjithashtu është shprehur edhe i pakënaqur me hetimet që po bëhen lidhur me zbulimin e autorëve të vrasjes.

“Përveç luftës dhe deklaratave të Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka ndonjë përparim serioz në hetimin se kush e ka kryer vrasjen dhe kush e ka porositur atë> Nuk ka asnjë analizë se çfarë i parapriu vrasjes”, ka thënë tutje Aleksander Ivanoviq.

(Kosova Sot Online)