Analiza: Nëse dështon me VV-në, ja skenari që i bën bashkë LDK-në me PDK-në

  • 03 October 2019 - 13:05
Analiza: Nëse dështon me VV-në, ja skenari që i bën bashkë LDK-në me PDK-në

“I vetmi solucion që do të përsëritke skenarin e vitit 2014, është nëse befasisht PDK, del e para dhe partitë tjera, përjashto NISMA-n, do të mbanin qëndrim refuzues për të hyrë në koalicion me PDK-në", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

"S’ka koalicion me PDK-në, e shqyrtojmë krijimin e qeverisë me Vetëvendosjen". Kështu ka deklaruar vazhdimisht kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë të ditur se nuk do të ketë përsëritje të skenarit të 2014-tës, ku LDK dhe PDK formuan së bashku qeverinë.

E analisti politik, Nexhat Haziri duke folur për “Kosova Sot Online”, ka thënë se nuk do të ketë më përsëritje të 2014-tës dhe se LDK nuk do të hyj në asnjë variant me PDK-në në koalicion.

Image
Nexhat Haziri

"Ka disa faktor që bënë të besosh në atë çfarë deklarojnë zyrtarët nga LDK-ja sa i përket refuzimit të koalicionit me PDK-në, deklarata këto që janë bërë edhe nga kandidatja për kryeministre znj. Osmani por edhe nga kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa të cilët e kanë mohuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me PDK-në", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Tutje, Haziri ka treguar arsyet pse nuk mund të ketë një koalicion LDK-PDK.

"Një nga faktorët është se sa herë këto dy subjekte politike kanë bërë koalicion, pra LDK me PDK-në, nuk është se Kosova ka shënuar ndonjë përparim, pastaj faktori tjetër është se LDK-ja më nuk është e gatshme të paguaj koston e lartë në besueshmërinë në raport me elektoratin e saj dhe të qytetarëve të vendit, nëse serish do të bënte koalicion me PDK-në", shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, një koalicion i tillë do ta dërgonte LDK-në në histori, por që gjasat reale për krijimin e një koalicioni, është LDK-Vetëvendosje. 

"Një i tillë do ta qonte përfundimisht LDK-në në histori, pasi kjo parti politike vështirë së më do ta binde dikë për çfarëdo që do të ofronte. Sa i përket koalicionit me VV-në, gjasat janë reale, pasi edhe VV-së i duhet të jetë pjesë e qeverisjes në mënyrë që ta ruaj elektoratin e saj dhe synimet që ka, pasi qëndrimi gjatë në opozitë nuk është se i bënë mirë partive politike, pra edhe vet Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ky do të shihte ndoshta koalicioni që do t’ia kthente shpresën qytetarëve të vendit dhe se Kosovës do t’i jepte një drejtim të ri, të fillimit të funksionimit si shtet, zhvillim ekonomik, i mirëqenë dhe me perspektivë të qartë euro-atlantike. I vetmi solucion që do të përsëritke skenarin e vitit 2014, është nëse befasisht PDK, del e para dhe partitë tjera, përjashto NISMA-n, do të mbanin qëndrim refuzues për të hyrë në koalicion me PDK-në", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)