Adelina Ismajli i jep përkrahje në garën për deputet ish-drejtorit të Onkologjisë, Ekrem Hysenit

  • 04 October 2019 - 12:59
Adelina Ismajli i jep përkrahje në garën për deputet ish-drejtorit të Onkologjisë, Ekrem Hysenit

Ish-drejtori i repartit të Onkologjisë, Ekrem Hyseni, në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë për pozitën e deputetit. Ai në këto zgjedhje garon si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës më numër 34.

E në mbështetje të tij ka dalë edhe Adelina Ismajli, e cila në profilin e saj në instagram thotë se është e lumtur që për deputet po garon edhe një doktor sikurse Ekrem Hyseni.

Adelina Ismajli ka thënë se nuk është asgjë një votë për një njeri si Ekrem Hyseni, pasi që si mjek ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)