Haradinaj thotë se ka marrë mbështetje masive të veteranëve në Deçan

  • 04 October 2019 - 17:27
Haradinaj thotë se ka marrë mbështetje masive të veteranëve në Deçan

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar sot veteranët e luftës së UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.

Në këtë takim të mbajtur në Deçan, Haradinaj ka marrë mbështetje masive për Kryeministër ndërsa ka zbuluar edhe planet për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës.



“Gjatë qeverisjes, duke ua njohur vlerën kulmore, u jam përgjigjur të gjitha obligimeve ligjore ndaj kategorive të lirisë. Me marrjen e mandatit të ri si kryeministër i vendit, zotohem se në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të përmirësohet ligji aktual dhe me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet. Kënaqësi t’i takoja sot njerëzit që nuk kalkuluan interesat personale kur iu përgjigjen thirrjes së Atdheut dhe sot ata janë rreshtuar me konceptin 100% Kosovë, si garancë e ruajtjes së vlerave të patjetërsueshme, sovranitetit dhe terësisë territoriale”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)