Tragjedi në rrugë, vdes një i ri shqiptar në Itali

  • 05 October 2019 - 09:38
Tragjedi në rrugë, vdes një i ri shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm.

Në këtë përplasje të ndodhur rreth orë 4:30 të mëngjesit, ka mbetur i vdekur një i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Makina ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një pemë në rrugën ‘Mavora’ në Gaggio, Castelfranco Emilia.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë ambulancës, i riu shqiptar kishte vdekur në vend, menjëherë pas aksidentit.

Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë një italian dhe një rumun.

(Kosova Sot Online)