Vetura godet biçikletën në Gjilan

  • 05 October 2019 - 14:57
Vetura godet biçikletën në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan në mes të një veture dhe një biçiklete në rrugën “Marie Shllaku”.

Nga një video e dërguar në adresë të medias shihet personi që ishte duke e ngarë biçikletën është goditur nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën në zebra.

Rastin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Fatmirësisht ka kaluar me lëndime të lehta”, ka thënë Hashani. 

(Kosova Sot Online)