Sipas KQZ deri në ora 19:00 nga të dhënat e dërguara kanë votuar mbi 800 mijë votues

  • 06 October 2019 - 19:34
Sipas KQZ deri në ora 19:00 nga të dhënat e dërguara kanë votuar mbi 800 mijë votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i vendovotimeve e që është 2547 deri më tani janë dërguar të dhëna nga 2340 vendvotime ose 93,87%.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga të cilat janë dërguar të dhënat janë

811 mijë e 073 votues nga gjithsej 1 milionë e 937 mijë e 868 votues.

Deri më tani kanë dalur të votojnë 44,18%.

(Kosova Sot Online)