Reagon Dardan Molliqaj, e pranon se nuk i fitoi zgjedhjet, por ka një zotim

  • 06 October 2019 - 21:18
Reagon Dardan Molliqaj, e pranon se nuk i fitoi zgjedhjet, por ka një zotim

Ish deputeti Dardan Molliqaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhor.

Ai ka falenderuar secilin qytetar që ka votuar për koalicionin AAK/PSD, teksa tërthorazi e ka pranuar se nuk janë në garë për vendin e parë.

Postimi i plotë: 

Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla.

Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi.

Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.

Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne.

(Kosova Sot Online)