Dy persona plagosen, njëri në gjendje të rëndë

  • 07 October 2019 - 21:17
Dy persona plagosen, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e stome, si pasojë i një aksidenti të ndodhur aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi në fshatit Vlocisht, ku janë përplasur dy makina. Të plagosurit janë transportuar për në spital, por ende nuk dihet saktësisht gjendja shëndetësore e tyre. Nga të dhënat paraprake thuhet se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


(Kosova Sot Online)