Haradinaj: AAK do të angazhohet për tema me interes nacional

  • 08 October 2019 - 11:55
Haradinaj: AAK do të angazhohet për tema me interes nacional

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas rezultatit të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar në disa tema konkrete, që janë në interes të shtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se do të angazhohet në politikën e jashtme, dialogun me Serbinë, në politikat ekonomike.

I njejti ka shtuar se do të angazhohen për ligj dhe siguri si dhe për infrastrukturë dhe zhvillim rajnal.

Haradinaj thotë se do të angazhohen në ligjin për Mitrovicën, për arsim dhe politika sociale.

Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA

• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB

• Statusi i kandidatit për BE

• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

Dialogu me Serbinë

• Dialogu pa kushte me Serbinë

• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues

• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

Politikat ekonomike

• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %

• Rritje dhe stabilitet buxhetor

• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal

• Kosova e Re, investimi i Contour Global

• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare

• Shtimi i subvencioneve në bujqësi

• Pagat 10% rritje çdo vit

• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

Sundimi i Ligjit dhe Siguri

• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor

• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

• Ligji për Mitrovicën

• Rruga Deçan – Plavë

• Rruga Prizren – Tetovë

• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit

• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen

• Autostrada e Dukagjinit

Arsim dhe Politika sociale

• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual

• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve

• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore

• Rregullimi i pensioneve me ligj

(Kosova Sot Online)