Zgjedhjet, vjen kërkesa për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

  • 10 October 2019 - 11:11
Zgjedhjet, vjen kërkesa për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë bënë kthesë historike në politikën e Kosovës, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje, e pasura nga LDK, PDK, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni Nisma-AKR që nuk e kaloi pragun zgjedhor.

Votuesi në këto zgjedhje është vetëdijesuar, ku afër 60% e votuesve në këto zgjedhje i thanë "JO" pushtetit që ishte që nga paslufta në Kosovë.

E sipas analistëve, sovrani i tha jo gjeneratës së politikanëve të vjetër dhe të shpenzuar politikisht, e cila sipas analistëve, do të nxjerrë shumë shpejtë jashtë loje këta politikan të vjetër, të cilët do të zëvendësohen me gjenerata të reja të politikanëve të rinj.

E në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online", foli analisti, Dardan Grapci, sipas të cilit këto zgjedhje treguan se populli nuk fle, por ndëshkon me votë. 

Image
Dardan Grapci

"Me zgjedhjet e 6 tetorit u vërtetua se populli më në fund u zgjua nga gjumi, dhe i votuan partitë opozitare, ku ata të cilët e kanë udhëheq shtetin thuajse për 20 vite, më në fund u larguan nga pozitat e larta dhe u shkëputen nga krimi i organizuar", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se krijimi i qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim.

"Edhe me krijimin e Qeverisë së re në mes të LVV-së dhe LDK-së nuk do të kemi ndryshime duke e ditur që këto dy parti janë si dita me natën. Kurti nuk po i pranon simbolet e Republikës së Kosovës, nuk po e pranon flamurin, himnin e etj, dhe çka do që ka të bëj me Kosovën, nga ana tjetër LDK-ja do të ketë probleme me LVV-në duke e ditur që Isa Mustafa nuk do lëshon pe pa e marrë ndonjë hise për vete. Prandaj për tu rregulluar dhe funksionuar këto dy parti - Isa Mustafa dhe Albin Kurti duhet ta lëshojnë frontin, kurse LVV dhe LDK të vazhdojnë qeverisjen e Kosovës deri në vitin 2022 kur edhe do të mbahen zgjedhjet Presidenciale", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)