Fitorja e opozitës, vjen paralajmërimi për Hashim Thaçin

  • 11 October 2019 - 19:00
Fitorja e opozitës, vjen paralajmërimi për Hashim Thaçin

“Është shumë e rëndësishme që pas fitores së opozitës në zgjedhjet e 6 tetorit, fuqia e presidentit Thaçi në skenën politike dhe në proceset vendimmarrëse politike, do të kufizohet vetëm në bazë të kompetencave që ia përshkruan kushtetuta e vendit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit ka determinuar skajshmërisht fatin dhe mbijetesën politike të presidentit aktual Hashim Thaçi, nga frika e mundshme e shkarkimit, analisti politik Nexhat Haziri kërkon që për ta ruajtur funksionalitetin dhe stabilitetin e vendit Thaçit duhet t'i merren vetëm kompetencat që nuk i takojnë me kushtetutë në përfaqësimin e vendit, por duhet të kursehet nga përpjekja për shkarkim, pasi që nuk i ka mbetur më shumë se një vit e gjysmë deri në fund të mandatit.

Image
Nexhat Haziri

“Dihet ashiqare që Hashim Thaçi i ka pasur pritjet e veta që në rast të fitores së PDK-së, ta merr edhe një mandat tjetër si presidenti i vendit. Por me fitoren e ish-bllokut opozitar, rizgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit, tashmë është një gjë që vetëm mund ta ëndërroj”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, roli dhe fuqia e Hashim Thaçi do të kufizohet. 

“Tani unë nuk besoj se në rast të koalicionit VV-LDK, këto dy subjekte politike do të marrin masa të shkarkimit, edhe pse mund ta kenë fuqinë e votës në Kuvend, ku do të mundë të iniciojnë shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i presidentit kur dihet se tashmë ai deri në fund i ka mbet edhe një vit e gjysmë për ta përfunduar mandatin e tij si president i vendit. Është shumë e rëndësishme që pas fitores së opozitës në zgjedhjet e 6 tetorit, fuqia e presidentit Thaçi në skenën politike dhe në proceset vendimmarrëse politike, do të kufizohet vetëm në bazë të kompetencave që ia përshkruan kushtetuta e vendit”, deklaroi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)