Përkrahja qesharake e Ramiz Kelmendit për Kadri Veselin, ja çka kërkohet tani...

  • 12 October 2019 - 17:49
Përkrahja qesharake e Ramiz Kelmendit për Kadri Veselin, ja çka kërkohet tani...

"Mjerisht përkrahja antipatike dhe tejet e pështirë e mafio-oligarkut Ramiz Kelemndi të ETC-së për Kadri Veselin dhe PDK-në, me shpresën se duke i dhënë përkrahjen e vet dhe ofruar votat e punëtorëve te tij, PDK-ja do te vazhdoj të mbaj ZAPTIMIN e shtetit, jo vetëm se u tregua super qesharake, por ishte edhe ushtrim i pazakontë i ndikimit të drejtpërdrejtë, gjë që është e ndaluar edhe me të gjitha ligjet në fuqi", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Në zgjedhjet e 6 tetorit, mafio-oligarku Ramiz Kelmendi u largua nga LDK-ja dhe doli në përkrahje të kreut të PDK-së, Kadri Veseli i cili garoi për postin e kryeministrit. Madje Kelmendi fushatën e vazhdoi edhe nëpër marketet e tij në Kosovë, duke i ‘detyruar’ punëtorët e tij që të votojnë për Veselin.

E për të ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila nisi hetimet ndaj Kelmendit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas deklaratave publike të biznesmenit, R.K., i cili është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së”, thuhej në komunikatë.

Nga ana tjetër analistët thonë se Ramiz Kelmendi u tregua qesharak me përkrahjen ndaj Kadri Veselit në këto zgjedhje, pasi sipas tyre, duke shpresuar se duke ia dhënë përkrahjen dhe votat e punëtorëve të tij, PDK-ja do të vazhdojë të mbaj ZAPTIMIN e shtetit, duke i bërë favore Ramiz Kelmendit.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri për "Kosova Sot Online" këtë përkrahje e ka quajtur antipatike.

"Mjerisht përkrahja antipatike dhe tejet e pështirë e mafio-oligarkut Ramiz Kelemndi të ETC-së për Kadri Veselin dhe PDK-në, me shpresën se duke i dhënë përkrahjen e vet dhe ofruar votat e punëtorëve te tij, PDK-ja do te vazhdoj të mbaj ZAPTIMIN e shtetit, jo vetëm se u tregua super qesharake, por ishte edhe ushtrim i pazakontë i ndikimit të drejtpërdrejtë, gjë që është e ndaluar edhe me të gjitha ligjet në fuqi", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, në PDK është rikthyer duke menduar se do t’i bënte favore politike. dhe jo vetëm me kaq, por edhe gjera të tjera në "kurriz" të shtetit.

"Për aq më tepër, ai duke menduar se PDK, do t’i bënte favore Ramiz Kelmendit, jo vetëm me postin e zv.kryeministrit, por edhe shumë gjëra të tjera në kurriz të shtetit e qytetarëve, si dhe në favor të nëntokës kriminale, mafio-oligarku Ramiz Kelmendi, thirri punëtorët e ETC në një tubim të veçantë, për të ndikuar mbi ta dhe detyruar të votonin për PDK-në, akt për të cilin, prokuroria e shtetit duhet urgjentisht të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për hetimin e këtij veprimi të paprecedan antiligjor të Ramiz Kelmendit i cili ndërron partitë si kameleoni ngjyrat", përfundoi Qarri.

(Kosova Sot Online)